IPK arreston për “Ngacmim” një zyrtar policor - NACIONALE

IPK arreston për “Ngacmim” një zyrtar policor

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të shtunën një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmim”.

Në një njoftim për media, bëhet me dije se kishin pranuar informacione nga ankuesja e cila denoncoi rastin.

“Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, u tha në njoftimin e IKP-së.

Lajme të ngjashme