IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje - NACIONALE

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një zyrtar policor në Gjilan është arrestuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) nën dyshimin për kryerjen e veprës penale dhunë në familje. Lajmi u konfirmua përmes një komunikate zyrtare nga IPK, duke njoftuar se hetuesit e Departamentit të Hetimeve ndërhynë pas raportimeve të marra nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, incidenti dyshohet se ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Gjilanit. Pas marrjes së informatave, IPK-së bëri të ditur se ekip[et u paraqitën në vendin e ngjarjes, ku ndërmorën veprimet e para hetimore.

Viktima e rastit është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që hetimet kanë vijuar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Me vendim të prokurorit të rastit, zyrtari policor është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është marrë masa e suspendimit nga Policia e Kosovës, me rekomandim të Inspektoratit Policor.

Lajme të ngjashme