IPK arreston një polic në Gjakovë, dyshohet se jashtë orarit ka kryer veprën penale “kanosje” - NACIONALE

IPK arreston një polic në Gjakovë, dyshohet se jashtë orarit ka kryer veprën penale “kanosje”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se kanë arrestuar dhe suspenduar një zyrtar policor në Gjakovë, i cili dyshohet se jashtë orarit zyrtar të punës është në kryerjen e veprës penale “kanosje”.

“Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje””, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për kanosje

Prishtinë/Gjakovë , 26 Maj 2024

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”.

Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje rreth orës 19:00 nga Policia e Kosovës në Gjakovë se një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Lajme të ngjashme