Interesante kjo - Kurti kërkon bashkëpunim më të madh me ShBA-të
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Ndihmësadministratoren e USAID-it, Erin E. McKee.
Kjo e fundit po qëndron për vizitë në vendin tonë, ndërkaq sot ka zhvilluar takim edhe me shefin e ekzekutivit, për të dalë më pas në një deklaratë të përbashkët për media.
Kurti, që dikur nën petkun e opozitarit ishte goxha kritik ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tani kërkon rritje më të madhe të bashkëpunimit mes dy popujve.
Sipas tij, Kosova e ShBA ndajnë vlera të përbashkëta, andaj në bazë të saj, lidhjet mes palëve duhet të rriten edhe më shumë.
“Te USAID-i ne gjejmë edhe SHBA-në si shtet edhe popullin mik amerikan. Andaj le t’i zgjerojmë lidhjet dhe le ta zgjerojmë bashkëpunimin në shërbim të dy vendeve dhe dy popujve tanë mbi bazën e vlerave dhe bindjeve që ndajmë”, tha ndër të tjerash Kurti, duke falënderuar më pas USAID-in për secilin cent të dhuruar për Kosovën.
