Instruktorët e FSK-së vazhdojnë trajnimin e rekrutëve ukrainas - NACIONALE

Instruktorët e FSK-së vazhdojnë trajnimin e rekrutëve ukrainas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri e Mbrojtjes ka njoftuar se instruktorët e FSK-së po vazhdojnw të ofrojnë kontributin e tyre në trajnimin e rekrutëve ukrainas.

Ministria ka treguar se deri më tani në këtë operacion janë trajnuar 34,000 rekrutë.

Këto trajnime instruktorët e FSK-së janë duke i dhënë në Mbretëri të Bashkuar.

“Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin Interflex, përmes instruktorëve të FSK-së vazhdon të ofrojë kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas. Deri më tani në këtë operacion janë trajnuar 34,000 rekrutë”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme