Instituti ATOMI organizon Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2023, bën thirrje për aplikim
Me përkrahje të Ministrisë së Arsimit dhe me autorizimin e Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF), Instituti ATOMI organizon Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2023 – Math Kangaroo Contest – Kosovo 2023 (MKC-K) në Kosovë.
Gara njihet si ndër më të popullarizuarat në botë për matematikë dhe synon promovimin e matematikës dhe përkrahjen e talenteve e kësaj fushe.
Në këtë garë që organizohet çdo vit mbi 6 milionë nxënës nga mbi 80 shtete të ndryshme të botës.
Më 18 mars 2023, të gjithë nxënësit e shkollave publike dhe private të Republikës së Kosovës mund të marrin pjesë në këtë garë.
Nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me Certifikata të pranuara ndërkombëtarisht.
Në Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2023 mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës prej klasës II deri XII nga të gjitha shkollat, pa marrë parasysh suksesin e tyre nga matematika.
Këta nxënës mund të nominohen nga prindërit apo ndonjë familjarë tjetër, nga mësimdhënësit, shoqëria apo edhe të vetë – nominohen.
Për nxënësit të cilët rezultojnë të suksesshëm në garë do të ketë disa përfitime.
Këto përfitime përfshijnë: kurse të avancuara nga profesionistët e matematikës, mentorim nga profesionistët e matematikës, mundësi pjesëmarrjeje në gara të ndryshme ndërkombëtare të matematikës, qasje në literaturë të avancuar të matematikës, certifikim të njohur ndërkombëtarisht dhe mundësi për bursa shkollimi.
