Inspektorati i Ferizajt shqipton 14 gjoba nga 500 euro për ndotësit e ambientit
Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka shpërndarë 14 gjoba për një javë për ndotësit e ambientit.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e tyre në Facebook.
Vlera e gjobave që janë dënuar qytetarët dhe bizneset është 500 euro.
Njoftimi i plotë:
Shqiptohen 14 gjoba për 1 javë për ndotësit e ambientit
Inspektorati i Komunës së Ferizajt, pas paralajmërimit me shkrim të bërë ditë më parë për bizneset dhe qytetarët në zonën qendër, për moshedhjen e mbeturinave jashtë orarit dhe jashtë vendit të caktuar, ka filluar me shqiptimin e gjobave mandatore për ndotësit e mjedisit në zonë qendër, ku vetëm për 1 javë janë shqiptuar 14 gjoba në vlerë financiare 500.00€ për gjobë, për ndotësit e ambientit, duke vazhduar si aksion gjatë gjithë kohës.