"Puna e tij në bujqësi është e padukshme", vazhdon polemika mes Hotit dhe Pecit - NACIONALE

"Puna e tij në bujqësi është e padukshme", vazhdon polemika mes Hotit dhe Pecit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vazhduar polemikat me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin. Polemika mes tyre filloi kur zoti Hoti ka shkruar në rrjete sociale rreth pagesave për subvencione në bujqësi ndër vite, duke pretenduar se në kohën janar-mars 2021 në qeverisjen e LDK-së, ka pasur 24 milionë euro. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Pecit i cili e quajti Hotin “analfabet”.

Në reagimin e tij të fundit, Hoti ka thënë se "Inspektor Peci" po ofendon për shkak se faktet tregojnë se “puna e tij në sektorin bujqësor është e padukshme”. Deputeti i LDK-së e quajti Pecin "argat të atij që po e dëmton shtetin e Kosovës" duke i kujtuar atij që nuk guxon të reagojë as në lidhje me përjashtimin e Kosovës nga "Defender 2023", një program i mbrojtjes së NATO-s.

Reagimi i plotë:

Inspektor Peci në botën e çudirave

Pasi faktet dëshmojnë se puna e tij në bujqësi është e padukshme, Inspektor Peci paska vazhduar me ofendime.

Është në siklet se është bërë argat i atij që çdo ditë po e dëmton shtetin e Kosovës. E shan çdo ditë shtëpinë e mëparshme politike të tij , por nuk guxon të thotë një fjalë për përjashtimin e Kosovës nga ‘Defender 2023’.

E ka marrë mandatin nga Kuvendi për zhvillimin e bujqësisë, e ky merret me inspektimin e lokaleve për pirje të duhanit.

Po shkon edhe viti i tretë i qeverisjes dhe asnjë shenjë nuk ka në bujqësi nga puna e tij.

E ftoj z. Peci të nis të punoj diçka se i shkoi mandati.

E vërteta është se, sipas raportit të Qeverisë, në tre mujorin e parë të këtij viti, subvencionet në bujqësi janë ZERO dhe investimet kapitale në bujqësi janë ZERO.

Lajme të ngjashme