“Inspektor kundër duhanit”, “Analfabet” – Kapen në Facebook Avdullah Hoti e Faton Peci
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ma polemizuar në distancë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin.
Hoti ka shkruar në rrjete sociale pagesat për subvencione në bujqësi ndër vite, duke pretenduar se në kohën janar-mars 2021 në qeverisjen e LDK-së, ka pasur 24 milionë euro.
Hoti e ka quajtur Pecin inspektor kundër duhanit.
“Investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë 0%. Kaq për mbështetjen për bujqësi. Ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, që është një çështje e rëndësishme. Por ai është ministër i bujqësisë dhe duhet të merret me bujqësi e jo me çështje të inspektorëve”, ka shkruar Hoti.
E me gjuhë të ashpër është përgjigjur Peci. Ky i fundit e ka quajtur Hotin analfabet.
“Hera e fundit që polemizoj me një analfabet! Z. Hoti nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar - mars 2023 sepse në vitin 2022 ska pasë borxhe por në këtë periudhë ka pasë aplikim për subvencione! Borxhi i vitit paraprak është ZERO ndërsa borxhet / obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020 ndërsa kanë filluar të mbulohen në 2021-tën. Deri në fyt… e krenar!”, ka shkruar Peci në rrjete sociale.
