Inspekcioni me aksion kundër taksive ilegale në Prishtinë
Drejtoria e Inspekcionit sot ka dalë me aksion nën asistimin edhe të Policisë së Kosovës kundër taksive ilegale në vend të cilat qëndrojnë nëpër pika të ndryshme të kryeqytetit.
Siç thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie ato paraqesin rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim.
“Drejtoria e Inspekcionit nën asistimin edhe të Policisë së Kosovës, është duke zhvilluar një aksion kundër taxive ilegal në pika të ndryshme të kryeqytetit, të cilët, përveç problemeve të mëdha që po shkaktojnë në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryqytet, paraqesin edhe rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim”, thuhet në njoftimin e tyre.