Insiston Von Carmon - kërkon liberalizim të menjëhershëm të vizave për Kosovën
Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, duke dhënë detaje për raportin që do ta paraqesë në seancën e Parlamentit Evropian, ka ripërsëritur nevojën për liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, i cili, sipas saj, ka kohë që është vonuar pavarësisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.
Cramon, para se të raportojë për Kosovën në seancën e Parlamentit Evropian, përmes një postimi në Twitter, tha se “të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të jetojnë në një vend që gëzon respekt të plotë ndërkombëtar dhe perspektivë të qartë integruese evropiane”.
“Qytetarët e Kosovës e dinë mirë këtë se Parlamenti Evropian dhe unë personalisht e kam ripërsëritur vazhdimisht nevojën për liberalizimin e menjëhershëm të vizave, i cili ka kohë që është vonuar pavarësisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret”, ka shkruar Carmon.
This year’s #Kosovo 🇽🇰 report comes in a special moment - the one when we see again horrors of war in Europe.
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) July 5, 2022
It’s govt. demonstrated full solidarity with #Ukraine 🇺🇦, for which I want to thank them.
The report also underlines Kosovo’s long reform & EU-integration path. pic.twitter.com/MKrUM0Etjb