Inicuesi i peticionit për Trustin: Janë mbledhur mbi 17 mijë nënshkrime - NACIONALE

Inicuesi i peticionit për Trustin: Janë mbledhur mbi 17 mijë nënshkrime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për shkak të gjendjes së rënduar në ekonomik në Kosovë, tërheqja e 30 për qindëshit të mjeteve nga TRUSTI pensional është parë nga shumëkush si mundësi për ta përballuar gjendjen me inflacion që po kalon Kosova.

Tentimi i parë në kuvend dështoi, e pas kësaj me anë të një peticioni nga ana e qytetarëve kjo iniciativë është kthyer sërish në qeveri, për mendim.

Ekzekutivi ka kohë deri më 22 tetor që ta shqyrtojë këtë Projektligj dhe ta dërgojë në kuvend për votim.

Inicuesi i peticionit për tërheqjen e 30 për qindishit, Adnan Jashari, ka thënë se pret që qeveria të jap përgjigje pozitive dhe të lejohet tërheqja e mjeteve nga Trusti.

“Për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, unë si iniciator dhe qytetarët përgjithësisht janë në pritje që përgjigja e Qeverisë së Republikës së Kosovës të jetë pozitive dhe pro lejimit të tërheqjes së kursimeve deri 30 për qind. Edhe njohësit e ekonomisë sërish janë shprehur pro tërheqjes dhe i kanë bërë thirrje qeverisë ta mundësojnë tërheqjen e kursimeve për shkak se qytetarët kanë hyrë në borxhe! Shpresojmë që kërkesa e qytetarëve dhe thirrja e ekonomistëve ta inkurajojë edhe qeverinë për përgjigje pozitive”, tha Jashari për Klankosova.tv

Ai tha se mbi 17 mijë nënshkrime janë pranuar si të rregullta nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Nënshkrimet janë mbledhur për një kohë shumë të shkurtë, për tetë ditë”, tha ai.

Lajme të ngjashme