Inflacioni në rritje për 4.3% në krahasim me shtator 2024, Ajvazi: Pas vendimit të Komerciales s’është çudi të dyfishohet - NACIONALE

Inflacioni në rritje për 4.3% në krahasim me shtator 2024, Ajvazi: Pas vendimit të Komerciales s’është çudi të dyfishohet

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Inflacioni — rritja e çmimeve ka shkuar në përpjeze 4.3%, siç i nxori të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës, Kushtrim Ajvazi i Shoqatës së Prodhuesve Vendor.

Ajvazi tha se pas vendimit të Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale në favor të Zyrës së Rregullatorit të Emergjisë për shtrenjtimin deri në 400% të energjisë elektrike për prodhuesit vendor – nuk është çudi që inflacioni të dyfishohet.

Postimi i Ajvazit:

Sipas BQK-së, inflacioni në korrik 2025 ka arritur në 4.3%, nga 0.2% sa ishte në shtator 2024.

Pas vendimit të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale për anulimin e masës së sigurisë nga shkalla e parë e gjykatës për tregun e lirë të energjisë elektrike… nuk është çudi që inflacioni të dyfishohet.

Jo pse duan bizneset – por sepse është rregull i pashkruar: kur rriten kostot operative, ato barten në çmimin final te konsumatori. Por jo të gjitha bizneset do t’i mbijetojnë kësaj rritjeje të kostos së energjisë elektrike… disa thjesht do të mbyllen.

Foto e shkëputur nga ballina në web të BQK ku paraqiten treguesit ekonomik.

Lajme të ngjashme