Pulsi Publik i UNDP-së: 60 për qind e kosovarëve janë shumë të shqetësuar me rritjen e çmimeve
UNDP ka publikuar Pulsin Publik pa disa ditëve. Në këtë raport, është shqyrtuar dinamika e varfërisë së amvisërive përballë inflacionit.
I bazuar në një anketë, Pulsi Publik ka shpërfaqur qëndrimet e qytetarëve të Kosovës, të cilët në shumicë janë të shqetësuar me rritjen e çmimeve.
Madje, 99,5 për qind e të anketuarve kanë treguar se i kanë vënë re rritjen e çmimeve, ndërsa 69,2 për qind e të anketuarve kanë ndryshuar zakonet ose buxhetin e shpenzimeve familjare për shkak të çmimeve më të larta.
Ndërsa 60,4 për qind e të anketuarve janë shumë të shqetësuar me nivelin e rritjes së çmimeve.