Infermierët e anulojnë protestën - NACIONALE

Infermierët e anulojnë protestën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Punëtorët shëndetësorë kanë paralajmëruar një protestë gjatë ditës së sotme duke kërkuar trajtim të barabartë të tërë stafit shëndetësor. Por Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së e ka anuluar protestën e thirrur, pasi infermierët kanë marrë një zotim nga ministri Rifat Latifi për anulimin e urdhëresave përmes të cilave thuhet se diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë në QKUK.

“Pas takimi të Kryetares së FSSHK, znj. Tevide Imeri me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Rifat Latifaj, i nj♪jti është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

E Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së i ka dhënë kohë ministrit që kërkesat e tyre t’i trajtojë deri në javën tjetër.

Në këtë takim janë dakortësuar që të krijohet shpejt një Grup Punues për rishqyrtim dhe hartim, qoftë edhe të urdhëresave të cilat në realitet do kishin efekt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo duke mos i diskriminuar dhe ngarkuar edhe më tepër infermierët në QKUK, të cilët edhe ashtu janë skajshmërisht të mbingarkuar”, thuhet në njoftim.

“Në rast se nuk do të anulohet këto urdhëresa, Kryesia dhe Këshilli Drejtues në takimin e javës së ardhshme do të angazhohet që të ndërmarrim veprime radikale sindikale për barazi dhe në kundërshtim të tendencave që komunitetet tona të shpërfaqen si të parëndësishme”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme