Incidenti me maturantët në veri, Sveçla: Propagandë serbe - NACIONALE

Incidenti me maturantët në veri, Sveçla: Propagandë serbe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për incidentin e djeshme në veri.

Ai ka vlerësuar se kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët është quajtur dhunë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sveçla ka shkruar se kjo propagandë nuk do të ketë sukses.

“Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajne dhunë dhe vendosjen e dorës e quajnë ngulfatje. Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë, kurse ngjyrën e kuqe me të cilën ata kanë ngjyrosur figura të ndryshme në trup tentojnë ta paraqesin si gjak. Asgjë e re nga ta! Kjo propagandë mund të ketë efekt vetëm tek të painformuarit dhe qarqet nacionaliste në Serbi”, ka shkruar Sveçla.

Lajme të ngjashme