Incident në bjeshkët e Istogut: Traktori i rrokullisur lëndon shoferin - NACIONALE

Incident në bjeshkët e Istogut: Traktori i rrokullisur lëndon shoferin

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në zonën malore të Istogut, ku një traktor është rrokullisur dhe ka zënë poshtë drejtuesin e tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se ngjarja është raportuar rreth orës 16:05, në vendin e quajtur Starasellë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë policia, autoambulanca dhe mjeku kujdestar.

Për shkak të terrenit të vështirë, në operacionin e shpëtimit është përfshirë edhe ekipi i kërkim-shpëtimit, i cili ka arritur të nxjerrë shoferin nga nën mjetin e rëndë.

“Rreth orës 16:05 policia është njoftuar se në bjeshkët e Istogut në vendin e quajtur Starasellë është rrokullisur një traktor, ku shoferi ka mbetur nën të. Në vendin e ngjarjes ka dalur policia, autoambulaca dhe mjeku kujdestar. Për shkak të terrenit të papërshtatshëm, për ta nxjerrur shoferin ka intervenuar edhe ekipi i kërkim-shpëtimit. Ai është dërguar fillimisht në Emergjencën e Pejës, ndërkaq më vonë me udhqzim të mjekut është dërguar për në QKUK”, thuhet në konfirmim.

Lajme të ngjashme