Imzot Dodë Gjergji shkon për Bajram te Tërnava: Çdo festë është një vetëdije e njeriut për t’u nënshtruar përpara dashurisë - NACIONALE

Imzot Dodë Gjergji shkon për Bajram te Tërnava: Çdo festë është një vetëdije e njeriut për t’u nënshtruar përpara dashurisë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Nder mysafirët e par që sot ka pritur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Ipeshkvi i Kosovës ka deklaruar Kurban Bajrami është një moment i rëndësishëm për të forcuar respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën dhe vlerat e përbashkëta ndërfetare dhe ndërnjerëzore.

“Urimet e festën e Kurban Bajramit, gjithë besimtarëve myslimanë kudo që janë në Kosovë dhe në vendet e trojeve tona. Jam këtu për të shprehur urimet tona, mirënjohjen, por edhe urimet tona, gjithë bashkësisë Islame. Kështu që të dëshmojmë edhe njëherë, si gjithmonë, respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën ndërvërtare, gëzimin ndërvëllazëror, bashkëndarjen e dhimbjes dhe gëzimit, edhe në këtë rast bashkëndarjen e ndjenjave të festës, sikur është Kurban Bajrami, sepse çdo festë është një lartësim i shpirtit të drejtë Zotit, krijuesit të gjithëpushtetshëm. Çdo festë është një vetëdije e njeriut për t’u nënshtruar përpara dashurisë, e cila buron nga qielli, dhe sigurisht, gjitha këto përcillen me sakrificë, me falje, me pajtim dhe me bashkëndarje të përveçgjithësive, për të ardhmen që e kemi. Kështu që, është një moment i mirë që së bashku, me Naimin, por edhe me të gjithë të tjerët, në këtë festë të lutemi edhe për vendin tonë, edhe për politikën tonë, që të qetësohet dhe të marrë përgjegjësi dhe mos të vazhdojmë në përplasjen kush ka për të pasur pushtet, po ku do ta çojmë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të jetës tonë. Faleminderit! Zoti e ruajt të gjithëve e paqja mbretëroftë mbi të gjithë ne”, ka deklaruar ai, raporton EO.

Lajme të ngjashme