Imri Ahmeti: “Mosformimi i Qeverisë do të ketë pasoja të mëdha” - NACIONALE

Imri Ahmeti: “Mosformimi i Qeverisë do të ketë pasoja të mëdha”

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka paralajmëruar se dështimi për të formuar qeverinë do të ketë pasoja serioze për vendin. Në një lidhje direkte në emisionin “Fol me Arin”, Ahmeti tha se kjo situatë është rezultat i mungesës së vullnetit politik për të gjetur një zgjidhje.

“Natyrisht që pasojat janë të mëdha, ndoshta tani për tani nuk i vërejmë dhe nuk i shohim, por megjithatë mendoj që ka qenë mungesë e vullnetit për të gjetur një zgjidhje,” deklaroi ai.

Ahmeti theksoi se Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë, ka pasur mundësinë për të ndërtuar një shumicë qeverisëse, por nuk ka arritur ta bëjë këtë. “Mendoj që partia e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, e ka pasur shansin e mirë për të gjetur një zgjidhje të qeverisjes së ardhshme, por u dëshmua dje se deri tash nuk ka arritur t’i ketë numrat, dhe kjo praktikisht hedh poshtë të gjitha pretendimet e tyre se i kanë pasur numrat,” u shpreh Ahmeti.

Lajme të ngjashme