Importet vazhdojnë të dominojnë tregtinë e Kosovës: Deficiti tregtar rritet 20.5 për qind në maj - NACIONALE

Importet vazhdojnë të dominojnë tregtinë e Kosovës: Deficiti tregtar rritet 20.5 për qind në maj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një periudhë kur ekonomia globale po përjeton turbulenca të shumta, Kosova nuk është e përjashtuar nga sfidat e tregtisë. Sipas publikimit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), deficiti tregtar ka rritur në mënyrë alarmante në muajin maj 2023.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, deficiti tregtar është rritur me një shkallë prej 20.5 për qind. Kjo do të thotë se Kosova ka importuar në vlera akoma më të larta se sa ka eksportuar gjatë muajit maj 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin maj, eksportet kanë pësuar një rënie prej 1.6 për qind, duke arritur në një vlerë prej 74.7 milionë euro. Në të kundërt, importet kanë shënuar një rritje të prej 16.7 për qind, duke arritur në 518.1 milionë euro.

"Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (20.5%) në muajin maj 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 443,3 milion euro krahasuar me deficitin 367,8 milion euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin (14.4%). Eksporti i mallrave në muajin maj 2023 kishte vlerën 74,7 milion euro, ndërsa importi 518,1 milion euro, është një rënje prej (1.6%) për eksport si dhe një rritje (16.7%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022", - thuhet në njoftimin e ASK-së.

Lajme të ngjashme