Ilir Mirena: Duhet të jesh hajvan i madh me i besu videos së Vetëvendosjes - NACIONALE

Ilir Mirena: Duhet të jesh hajvan i madh me i besu videos së Vetëvendosjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisiti Ilir Mirena, ka folur sërish rreth publikimit të një video tjetër të Lëvizjes Vetëvendosje ku sulmohen pushtetet e kaluara.

Mirena tha në T7 se duhet të “jesh hajvan” t’i besohet videos të titulluar “Çka ka, çka s’ka” teksa merr shembull rastin e vjedhjes së mostrave të Astrit Deharit.

“Keq me u shpreh, por duhet të jesh hajvan i madh që me i besu që nuk po vidhet dhomat e dëshmive ku sot po vjedhen mostrat e Astrit Deharit, rasti i shenjtë mbi të cilin është ngrit si parti se sa vjet.” - ka thënë Mirena.

Sipas Mirenës, këto video po kanë efekt që të shkaktojë zhurmë.

“Zhurmë po krijon, por komentuesit kanë pasur komente negative për atë video.” - ka thënë Mirena, duke shtuar se se për dikë që është duke e pritur vizën për në Gjermani nuk ka efekt një video e tillë.

Lajme të ngjashme