Mirena ironizon me VV-në: Nga "Isë, Isë argat i Serbisë" në "qe dora Isa Mustafa"
Analisti Ilir Mirena, ka reaguar në lidhje me fjalët e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ku ai flet për Isa Mustafën, duke i thënë ‘bravo’, për letrën e ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherin.
“Kemi reflektuar. Nëse keni një qeveri të fuqishme mundeni me përdor atë letër, nëse e ke të dobët e gjunë në mbeturina. Varet qysh e koncepton. Ne sot e përdorim, por nuk e përjashtoj që edhe qeveria Mustafa e ka përdor. Nuk thash kurrgjë. Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon”- ka thënë Konjufca.
Mirena reagoi lidhur me këtë deklaratë të Konjufcës, duke thënë se për shumë kohë e kanë sulmuar Mustafën e eskortën e tij, i kanë shkuar tek shtëpia, e kanë ofenduar me fjalët nga më të këqijat duke e quajtur argat të Serbisë, e sot, po i thonë bravo të qoftë.
‘’E kane sulmu me veze ne parlamente, e kane sulmu eskorten e tij me veze, gurë, e mjete te mprehta me ja shperthy gomat e kerrit, e kane sulmu ne shtëpi me molotov, i kane shku te dyrte e shpise ne Prapashtice me parulla e çirrje, e per t’shame s’kane lanë sen n’ftyre te tokës pa i thane, prej “Putin”, “Ise, Ise, argat i Serbise”, “Isa - Hasha, Esat Pasha” - e sot po i thonë “qe dora Isa Mustafa, bravo t’qofte, se letra qe e ke nxjerre prej Mogerinit po na ndihmon shume…’’- shkruan Mirena në rrjetin social ‘’Facebook’’.
Si fund ai i quan të pafytyrë për këto ndryshime qëndrimesh.
‘’O Allah, po t'poshter e po t'paftyre...’’- përfundon Mirena.