Ilir Meta paralajmëron: Rama do të ikë sikur Millosheviçi - NACIONALE

Ilir Meta paralajmëron: Rama do të ikë sikur Millosheviçi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama do të largohet njësoj si Millosheviçi, ndërsa theksoi se mesazhet kanë qenë të qarta - rikthimi i demokracisë dhe kthimi i pushtetit tek qytetarët.

Meta u shpreh se “do t’i japim dimension opozitarizmit dhe fund personalizimit të pushtetit dhe kapjes nga një klikë e ngushtë, jo vetëm sot, por përgjithmonë”.

“Në shtator do të presim një angazhim të plotë të opozitës. Partia e Lirisë që nga 25 korriku është me kapacitet të plotë. Shqipëria ka nevojë shumë nga opozita e vërtetë për të rritur besimin, seriozitetin e saj për përkushtimin drejt një ndryshimi, përmbysjes së këtij sistemi të kalbur”, tha Meta për Fax Neës.

Ai tha tutje se mesazhet janë dhënë të qarta në rikthimin e demokracisë dhe kthimin e fuqisë së qytetarëve.

“Ne jemi këtu për ti dhënë atë dimension të munguar opozitarizmit në vend dhe ne jemi për ti dhënë fuqinë e vërtetë popullit të Shqipërisë dhe jemi këtu për të udhëhequr në ndryshim që do ti japë fund personalizimit të pushtetit dhe kapjes nga një klikë e ngushtë, jo vetëm sot, por përgjithmonë’, tha ai, duke shtuar se kryeministri Rama e meriton të rrëzohet.

“Ai do të rrëzohet siç e meriton. Me vendosmëri për ti kthyer legjitimitetin popullit shqiptar dhe institucioneve tona. Si iku Milloshevici, pavarësisht se këtu kemi të bëjmë me një rast më të thjeshtë”, u shpreh Ilir Meta.

Lajme të ngjashme