Ilir Meta ndanë ngushëllime për At Antonio Belushin
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare shkruan për vdekjen e At Antonio Belushi, duke e konsideruar atë si një shembull i madh frymëzimi se si përpjekjet individuale, plot idealizëm, përkushim dhe patriotizëm.
“Si prift famullitar, publicist, studiues, mësues, etnolog, historian dhe akademik, At Belushi, prej më shumë se gjysmë shekulli, me urtësi, pasion dhe përkushtim, punoi për njohjen, ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, historisë, gjuhës dhe zakoneve të popullit arbëror.
Përjetë mirënjohës për veprimtarinë e paepur në përçimin dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar ndër Arbëreshët e Italisë, por edhe për Arvanitasit e Greqisë”, shkruan Meta.