Ilir Ibrahimi ka një pyetje: Sa ministra e deputetë shkruajnë pa gabime? - NACIONALE

Ilir Ibrahimi ka një pyetje: Sa ministra e deputetë shkruajnë pa gabime?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Ibrahimi, ka kundërshtuar ashpër sulmet që po bëhen ndaj Sindikatës së Arsimit.

Ibrahimi ka shkruar në facebook se këto sulme janë të ulëta. Ai i ka pyetur ndjekësit se sa deputetë e ministra i njohin, që shkruajnë pa gabime.

POSTIMI:

Sulmi ndaj SBASHK dhe indirekt ndaj mësimdhënësve duke i etiketuar si analfabet, është i ulët, dashakeq dhe i poshtër.

Sa deputetë i njihni që e shkruajnë të paktën një rresht pa gabime?

Sa ministra i njihni që shkruajnë pa gabime?

Sa profesorë universitar e sa anëtarë të akademisë ju kanë mahnitur me elokuencën e tyre?

E sidomos e dhimbshme është kur i sheh ata që po i bëjnë këto sulme duke e treguar haptas injorancën, paedukatën dhe cektësinë jo vetëm duke folur si rrugaqë por edhe duke gabuar çdo të tretën fjalë në të folur e në të shkruar

Lajme të ngjashme