Iku nga psikiatria e QKUK-së, i shkoi gruas në banesë - arrestohet për presion psiqik - NACIONALE

Iku nga psikiatria e QKUK-së, i shkoi gruas në banesë - arrestohet për presion psiqik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dërguar raportin 24-orësh.

Në këtë raport është evidentuar edhe një dhunë psiqike ndaj një gruaja. I dyshuari iku nga psikiatria në QKUK dhe i shkoi bashkëshortes te banesa.

“Prishtinë 26.01.2024-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte larguar nga QKUK reparti psikiatrik dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes, viktimës femër kosovare, duke i shkaktuar presion psikik. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” – shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme