IKShPK: Katër raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë këtij viti në Kosovë janë testuar pozitiv katër raste me Virusin e Nilit Perëndimor, të gjitha të raportuara gjatë muajit gusht dhe shtator.
Sipas IKShPK-së 2 raste janë të importuara dhe 2 raste janë autoktone pra të infektuara në Kosovë, ndërsa thotë se pacientët janë lëshuar për në shtëpi pas trajtimit të në QKUK.
“Në Kosovë gjatë vitit 2024 janë raportuar gjithsej 4 raste laboratorike të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor: Rasti i parë i importuar është konfirmuar me datë 07.08.2024 tek një banor i komunës së Fushë Kosovës. Rasti i dytë është autokton, është konfirmuar me datë 09.08.2024, tek një banor i Bardhit të Madh të komunës së Fushë Kosovës. Rasti i tretë po ashtu është autokton, është konfirmuar me datë 30.08.2024, tek një banor i Prizrenit. Rasti i katërt është rast i importuar, është konfirmuar me datë 05.09.2024, tek një banore e Fsh. Rufc i Vjetër të komunës së Lipjanit.”, thuhet në njoftimin e IKShPk-së.
IKShPk-ja ka jepur disa këshilla për parandalimin e ekspozimit ndaj këtij virusi.