Ikjet e fundit nga burgjet, sot flasin Sallahu dhe Dibrani - NACIONALE

Ikjet e fundit nga burgjet, sot flasin Sallahu dhe Dibrani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Korrektues i Kosovës sot do të mbajë një konferencë për media.

Në njoftimi për media të ShKK-së është bërë me dije se në këtë konferencë zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, do të flasin për dy iket e fundit të të burgosurve nga burgjet.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media, e cila do të mbahet në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nesër më 13 korrik 2024, në orën 11:00, për të diskutuar lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur. Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja”, është thënë në njoftimin e ShKK-së.

Lajme të ngjashme