IHK paralajmëron rënie të temperaturave, të dielën edhe “ngrica të lehta” - NACIONALE

IHK paralajmëron rënie të temperaturave, të dielën edhe “ngrica të lehta”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditëve në vijim pritet të ketë rënie të temperaturave në vend.

Sipas IHK-së, të shtunën minimalet do të jenë 1-2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale, mes 3-5 gradë Celsius.

“Të shtunën vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë meteorogjike do të kushtëzoj mot me vranësira dhe erëra mesatare deri të forta, nga drejtimi i veriperëndimit dhe veriut. Në viset e ulëta, kryesisht në veri, veriperëndim dhe perëndim parashihen riga shiu, ndërsa në viset e larta fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.” – thuhet në njoftim.

Të dielën ndërkaq, priten edhe ngrica të lehta.

“Të dielën mot me ngrica të lehta dhe vranësira mesatare të përcjella edhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.” – bën të ditur IHK.

Lajme të ngjashme