“IDIOT”: Zyrtari i Ministrisë tregon në aktakuzë si ofendohej e kërcënohej nga Rozeta Hajdari - NACIONALE

“IDIOT”: Zyrtari i Ministrisë tregon në aktakuzë si ofendohej e kërcënohej nga Rozeta Hajdari

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja Rozeta Hajdari ua kishte bërë të vështirë jetën punëtorë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Kjo dëshmohet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për rezervat.

Në këtë aktakuzë të siguruar nga Nacionale, Hafiz Gara që është edhe i akuzuar, ka treguar si ishte ofenduar e kërcënuar nga Rozeta Hajdari.

Kjo e fundit i kishte thënë “idiot”.

Në pyetjen e avokatit mbrojtës të tij, se a kishte qenë i kanosur dhe i shantazhuar ndonjehere me vendin e punës gjatë kësaj periudhe kohore nga ministrja Rozeta Hajdari dhe sekretari Irfan Lipovica, konkretisht pěr suspendim dhe largim nga puna, i pandehuri ka pohuar se përgjatë takimeve me ministren, e njëjta e kishte ofenduar me fjalët më banale, duke e quajtur idiot, i pa aftë dhe i pa pērgjegjshëm, duke aluduar në realizimin e kontratave që janë nẽ proces të hetimit”, thuhet në aktakuzë.

Lajme të ngjashme