Ibrahimovic gjen ujdinë me Milanin për ta rinovuar kontratën
Ibrahimovic do të vazhdojë të mbetet lojtar i Milanit edhe për sezonin e ardhshëm.
Siç njofton Sky Sport Italia përmes ekspertit të transferimit të lojtarëve, Gianluca Di Marzio, Milan dhe Ibrahimovic kanë gjetur rrugën e pajtimit për të vazhduar edhe një vit së bashku.
Sulmuesi suedez ka hequr dorë nga një shifër parash për të mbetur pjesë e Milanit. Në kontratë do të jenë të pranishme edhe disa bonuse, të cilat do të varen nga asistet që do t'i regjistrojë gjatë sezonit të ri Ibrahimovic.