Ibrahimi: Jasharaj po kthehet në kult të individit, uluni merruni vesh - NACIONALE

Ibrahimi: Jasharaj po kthehet në kult të individit, uluni merruni vesh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Ilir Ibrahimi, ka komentuar situatën me grevën e sindikatave, si dhe pozicionin e palëkundur nga grevistët e nga qeveria.

Sipas Ibrahimit, barikadimi, e sidomos koncentrimi i krejt çështjes, në dy figura, pra zotin Kurti dhe zotin Jasharaj, është edhe një shembull se si në Kosovë, kultvohet kulti i individit, të cilin Ibrahimi e sheh si të dëmshëm.

Tutje ai ka bër thirrje, që sindikatat dhe qeveria të merren vesh.

Statusi i plotë:

“Është a palogjikshme, iracionale dhe shumë e papjekur kjo përpjekje për ta personalizuar grevën e mesuesve vetëm me një përson- zotin Jasharaj.

Janë rreth 25 mijë mesues dhe mijëra shërbyes civilë që janë në grevë.

Nëse vërtetë mendoni që rreth 50 mijë njerëz i nënshtrohen një njeriu, kjo është shumë shqetësuse sepse kjo do të nënkuptonte që shoqëria jonë demokratike ka filluar të besoj symbyllazi në kultin e individit.

Shqiptari njihet për inatin e fortë, por nëse po bëhen gati 1 muaj që po u privohet vijimi I shkollimit qindra mijëra njerëzve, atëherë ky inat shëndërrohet në diçka tjetër- në diçka që vendet vërtet demokratike e sanksionojnë me ligj.

Uluni, merruni vesh e lene inatin.” ka shkruar Ibrahimi.

Lajme të ngjashme