Ibrahimi i shqetësuar: Ambasada e Kosovës në SHBA është pothuajse joprezente - NACIONALE

Ibrahimi i shqetësuar: Ambasada e Kosovës në SHBA është pothuajse joprezente

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka deklaruar se Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është praktikisht joprezente, duke theksuar se aty punojnë vetëm dy ose tre persona.

Sipas tij, ambasada e Kosovës është shumë më pak aktive se ajo e Serbisë.

Duke folur në Rubikon, Ibrahimi theksoi se, megjithatë, komuniteti shqiptaro-amerikan është i fortë dhe ka ndërtuar raporte të qëndrueshme për dekada.

Ambasada e Serbisë ka qenë shumë më aktive, sesa ambasada jonë. Ambasada jonë është pothuajse joprezente, i ka dy tre persona që punojnë në ambasadë. Mirëpo komuniteti ynë shqiptaro-amerikanë është i zhvilluar, ka ndërtuar raporte me dekada të tëra, dhe ajo që i duhet këtij komuniteti, është një partnerë këtu” - tha Ibrahimi.

Lajme të ngjashme