Ia mori 600 euro për kalimin e testit të patentë-shoferit, policia arreston të dyshuarin - NACIONALE

Ia mori 600 euro për kalimin e testit të patentë-shoferit, policia arreston të dyshuarin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në Gjilan.

Sipas PK-së, është arrestuar një mashkull, pasi dyshohet se ia mori 600 euro një mashkulli tjetër për ta ndihmuar dhënien e patentë shoferit.

“MASHTRIM

Gjilan 27.08.2024-10:00. Me 10.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë-cekur ka kryer veprën penale të lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar duke i marr një shumë parash prej 600€ dhe duke përdorur pajisje elektronike në këmbim të dhënies (mundësimit të kalojë testin) e patentë shoferit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Lajme të ngjashme