Ia kërkuan lejimin e bartjes së shamisë në shkolla, Nagavci i fshin komentet e qytetarëve
Tash e disa ditë ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po i kërkohet që ta anulojë ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla.
Kështu, shumë persona kanë shpërndarë në llogaritë e tyre kampanjën për të ndryshuar udhëzimin administrativ që e bën këtë ndalesë.
Përdoruesit e Facebook, kanë nisur edhe t’i komentojnë në postimet e saj ministres Nagavci, por gazeta Nacionale ka vërejtuar se kjo e fundit po i fshin ato.
Në një postim ku ajo flet për rastet e plagjiaturës nga ana e personelit akademik në Universitetin e Prishtinës, shumë persona kanë komentuar “ndryshojeni udhëzimin administrativ për shaminë”.

Por këto komente nuk ndodhen më në postimin e ministres Nagavci, pasi që ajo i ka fshirë të njëjtat.
Ndryshe, Kurti e kishte përkrahur lejimin e vajzave me mbulesë në objekte arsimore mbi moshën 16-vjeçare.