I vdes vëllai ish-ministrit nga PDK-ja: Jemi krenarë që të patëm
Idriz Vehabi, ish-ministër nga radhët e PDK-së, ka njoftuar se ka ndërruar jetë vëllai i tij.
Sipas njoftimit, Vehapi ka treguar se vëllai i tij ka ndërruar jetë papritmas në Zvicër.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, vëllau ynë Ramizi, i cili për shumë vite ka jetuar dhe punuar në Zvicër, papritmas ka ndërruar jetën në vendin e tij të punës.
Vëlla Ramiz, dhimbja për Ty është shumë e madhe dhe nuk do të pushoj kurrë, por edhe jemi krenarë që të patëm, na ndihmove shumë të ngritemi si familje, ishe shumë punëtor e njeri human” – ka shkruar Vehapi.