I thanë jo ujdisë Abdixhiku-Kurti, Grenell për 6 deputetët e LDK-së: Janë miq të mëdhenj të Amerikës
Richard Grenell i ka quajtur gjashtë deputetët e LDK-së që dolën kundër marrëveshjes "personale" Abdixhiku-Kurti për çështëne e presidentit, “miq të mëdhenj të Amerikës”.
Grenell në rrjetin social "X" ka postuar fotografinë e 6 deputetëve të LDK-së me mbishkrimin “Miku im, Avdullah Hoti, dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikë".
Abdullah Hoti, Jona Ymeri, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Arben Gashi dhe Armend Zemaj janë gjashtë deputetët e LDK-së që kanë kundërshtuar presidentin konsensual të zgjedhur nga Abdixhiku dhe Kurti, dhe si duket me asistimin e Vjosa Osmanit.
E habitshme mbetet mënyra se si Abdixhiku nuk i kishte njoftuar paraprakisht as Kryesinë dhe as Grupin Parlamentar për emrin e propozuar dhe ujdinë me Kurtin. Kjo ka qenë një nga arsyet që këta deputetë e kanë kundërshtuar një marrëveshje të tillë, për të cilën paraprakisht nuk kishte qenë në dijeni asnjëri prej tyre.
Ndryshe, Richard Grenell është një prej figurave të rëndësishme amerikane që ndër vite ka shprehur mbështetje të hapur për Kosovën dhe Shqipërinë, duke qenë aktiv në çështjet që lidhen me Kosovën. Veçanërisht i rëndësishëm konsiderohet kontributi i tij në procesin që çoi në njohjen e Kosovës nga Izraeli.
My friend @Avdullah Hoti and his colleagues are great friends of America. pic.twitter.com/jHCcIRC8VF
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 1, 2026