I prangosur në këmbë dhe duar, Naim Murseli dërgohet në QKUK
Naim Murseli, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj është dërguar në QKUK.
Nën masa të rrepta sigurie, ai është parë në klinikën e Neurologjisë në QKUK.
Në pamjet që ka sjell Klan Kosova, Muresli shihet i prangosur në këmbë dhe duar.

Në seancën e 4 qershorit, avokatja e Naim Murselit ka kërkuar që klienti i saj të dërgohet në QKUK për një ekzaminim psikiatrik.
Kjo kërkesë është aprovuar nga gjykata.