I plagosur në “Dardani” në gjendje të rëndë, dyshohet se është plagosur në shpinë - NACIONALE

I plagosur në “Dardani” në gjendje të rëndë, dyshohet se është plagosur në shpinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se i plagosur sot në lagjen Dardania në Prishtinë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se ekipet mjekësore po bëjnë maksimumin për t`i ofruar ndihem e nevojshme pacientit në fjalë.

Mund të ju konfirmojmë e në qendrën Klinike Universitare, Emergjencë, para disa minutave është sjell një pacient, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekipet tona janë duke bërë maksimumin për t`i ofruar shërbim të denjë e këtij pacienti”, ka thënë Syla.

Nga burimet e saj brenda QKUK-së, gazeta Nacionale është njoftuar se personi në fjalë është plagosur në anën e pasme të trupit, në shpinë.

Lajme të ngjashme