E quajtën Kurtin "tuc", reagon Bajqinovci: Jo që iu çmonton, por iu palavitë të gjithëve - NACIONALE

E quajtën Kurtin "tuc", reagon Bajqinovci: Jo që iu çmonton, por iu palavitë të gjithëve

1 javë më parë

nga NACIONALE

Duke iu referuar deklaratës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili e quan “tuc” kryeministrin Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, tha në emisionin 'Java sonte me Rronin' në KTV se Kurti është një debatues i jashtëzakonshëm dhe se e “palavitë” opozitën.

“Ky është një tuc, ik prej njerëzve”, kishte thënë Krasniqi në Kuvend të enjten.

Ai i ka reaguar kreut të PDK-së duke thënë se kryeministri Kurti ka qenë i zënë me takimet me zotin Lajçak në të kundërt "i palavitë që thotë populli".

“Shiko, kjo fjala tuc, tuc, tuc, tuc… unë e di si debaton z. Kurti. Këta jo që i çmonton, por i palavitë që thotë populli. Ka pasur takim me z. Lajçak. Përndryshe, këta nuk i bën hesap. Ju e dini, Kurti është i jashtëzakonshëm në debate. Dhe nuk i dihet shumë përgatitje për opozitën”, tha ai.

Deputet Bajqinovci po ashtu e quajti "kopjues të Kurtit" kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Lajme të ngjashme