I parashkruhet vepra “Pengim i personit zyrtar” Ministrit Xhelal Sveçla - NACIONALE

I parashkruhet vepra “Pengim i personit zyrtar” Ministrit Xhelal Sveçla

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Para gjykatës në Prishtinë këtë të martë ka dalë Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe tre deputetë të Vetëvendosjes, të cilët po akuzohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2018.

Gjyqtari bëri të ditur se të akuzuarve iu është parashkruar vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Këtë, gjykatësi e bëri të ditur me të filluar seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai tha se vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” pretendohet se është kryer më 21 mars 2018, kurse parashkrimi ka arritur më 21 mars 2024.

Lajme të ngjashme