I mori 5-6 mijë euro nga Kurti, portali i Ramabajës postoi tri lajme pardje - NACIONALE

I mori 5-6 mijë euro nga Kurti, portali i Ramabajës postoi tri lajme pardje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portali i Sadri Ramabajës që i ka marrë 5-6 mijë euro nga Kryeministria vazhdon të mos jetë shumë aktiv... por megjithatë, pardje ka arritur që t’i postojë plot tri lajme.

Ky portal kishte qenë aktiv gjatë këtij viti vetëm më datë 7 janar, para se të aktivizohej sërish më 13 janar, ditë e premte.

“Admin” postoi artikullin e titulluar: “Raportuesi i Parlamentit Evropian për Bosnjë dhe Hercegovinë: Është koha për sanksione kundër Dodikut”.

Më pas edhe artikullin tjetër të titulluar: “Përfaqësues të lartë të Kishës Ruse vizitë ‘sekrete’ në Maqedoninë e Veriut”.

Dhe në fund, qershia mbi tortë, shkruante artikullin për vizitën e Derek Chollet në Kosovë dhe Serbi: “Chollet: Një krizë në Kosovë do të pengonte bashkëpunimin ShBA-Serbi”.

Por, a mjaftojnë tri lajme për një javë? Natyrisht se jo.

Për financimin e portalit të Ramabajës me para të taksapaguesve kishte reaguar edhe aktivisti Shkëlzen Gashi duke e quajtur “konflikt i pastër i fëlliqtë i interesit”. Ramabajën e Gashin shpesh i kemi parë në të njëjtën studio televizive në të kaluarën.

Kujtojmë se Ramabaja është edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme