I mituri ther të miturin me thikë, viktima me lëndime të rënda trupore - NACIONALE

I mituri ther të miturin me thikë, viktima me lëndime të rënda trupore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar për një lëndim të rëndë trupor.

Një i mitur ka therur me thikë një tjetër të mitur.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Podujevë 16.10.2024-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje” – thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Lajme të ngjashme