“I kotë, për show medial’: Krasniqi i PDK-së tregon pse nuk shkoi në takim me Kurtin - NACIONALE

“I kotë, për show medial’: Krasniqi i PDK-së tregon pse nuk shkoi në takim me Kurtin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se nuk shkoi në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti, pasi që e konsideroi si “të kotë”.

Krasniqi në RTK ka thënë se ftesa e kryeministrit për të folur rreth dialogut, ishte e pasinqetë dhe për “show” medial.

"Ishte takim i kotë dhe pa substancë. Ftesa ishte e pa sinqertë dhe tip shoë medial. Ai takim ishte për t'i lexuar gjashtë pikat e tij, pasi ua kishte lexuar ministrave të tij dhe pas kritikave që ka marrë nga ndërkombëtarët për të qenë më i hapur me opozitën", ka thënë ai.

Ai mes tjerash shtoi se marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke.

"Para tre a katër vitesh bisedonim për marrëveshjen finale, e tani po flasim për targa të veturave e për dokumente personale", ka thënë kryetari i PDK-së.

Tutje, Krasniqi tha se marrëveshja e nënshkruar së fundi për dokumente, është vetëm dakordim, i bazuar në marrëveshjen e vitit 2013.

Lajme të ngjashme