I kishte futur 500 lek në dokumente si ryshfet, policia e arreston një person në Vërmicë - NACIONALE

I kishte futur 500 lek në dokumente si ryshfet, policia e arreston një person në Vërmicë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Vermicë.

Në raportin 24 orësh është thënë se i njëjti kishte tentuat t`i jep ryshfet një zyrtari policor.

Sipas policia, ai në dokumente që duhej të dorëzohen për kontroll (në kabinë) i kishte futur një kartëmonedhë prej 500 lek.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në dokumente që duhej të dorëzohen për kontroll (në kabinë) i kishte futur një kartëmonedhë prej 500 lek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme