I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Anglia në Kosovë - NACIONALE

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Anglia në Kosovë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, është ekstraduar sot nga Anglia në Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë. I dyshuari ishte arrestuar më herët nga autoritetet britanike, pasi kërkohej nga autoritetet kosovare për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Ekstradimi u bë falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftim, duke shtuar se pas kthimit në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse policore për vazhdimin e procedurave ligjore.

Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale, si dhe për lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Lajme të ngjashme