I jepet lamtumira e fundit Anton Berishës - NACIONALE

I jepet lamtumira e fundit Anton Berishës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadorit dhe ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Anton Berisha, i është dhënë lamtumira e fundit.

Në ceremoninë e varrimit të Berishës, e cila është mbajtur në varrezat katolike në Pejë, kanë marr pjesë shumë qytetarë, në mesin e tyre edhe liderë politikë.

Njëri nga ta ka qenë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar disa fotografi.

Ish-ambasadori Berisha ka vdekur dje në moshën 59 vjeçare.

Lajme të ngjashme