I jashtëzakonshëm Xhaka, sërish fiton çmimin e lojtarit më të mirë të muajit tek Arsenali
Granit Xhaka për herë të dytë rresht ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit tek Arsenali. Fjala është për paraqitjet e dëshmuara në muajin tetor.
Njësoj si në shtator, ashtu edhe në tetor – tifozët e “topçinjve” zgjodhën mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, si lojtarin më të mirë të muajit. Të mendimit se Xhaka ishte më i miri i muajit tetor ishin 42% e publikut.
🥁 Introducing our October Player of the Month...
— Arsenal (@Arsenal) November 15, 2022
🥇 42%
🥈 35%
🥉 13%
👑 The votes have landed 👇
Granit Xhaka ka qenë prej lojtarëve me ndikimin më të madh në skuadrën e Artetas këtë sezon. Edhe falë paraqitjeve të tij Arsenali ka tashmë ka një kapital prej pesë pikëve epërsi ndaj Manchester Cityt, duke qenë në vendin e parë në renditjen tabelore.
Mesfushori 30-vjeçar ka shënuar 3 gola dhe po kaq asiste në Premierligë në ndeshjet e zhvilluara deri tani.
Ai në Ligën e Evropës ka qenë gjithashtu një lojtar kyç për Arsenalin, duke shënuar edhe golin vendimtar që ia mundësoi skuadrës kualifikimin matematikor në fazën e eliminimit direkt.
Kujtojmë që Xhaka para disa ditësh pranoi edhe një dhuratë nga drejtori sportiv i klubit, Edi, për shkak të 200 paraqitjeve që ka arritur në Premierligë me fanellën e Arsenalin.
Kjo është periudha e tij më e artë prej që luan si futbollist profesionist, meqë në të kaluarën shpesh është shoqëruar edhe me kritika të mëdha, qoftë nga analistët, ashtu edhe nga tifozët e Arsenalit.
