I harroi 18 mijë euro në taksi, policia ia gjen të futura në muri - NACIONALE

I harroi 18 mijë euro në taksi, policia ia gjen të futura në muri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është ndaluar sot rreth orës 19:00 nga hetuesit e stacionit policor të Fush Kosovës.

Rasti u raportua më 21.09.2022, kur ankuesja kuptoi se i mungonte një çantë (përfshirë dokumentet personale dhe 18,000 euro para të gatshme), të cilën ai kishte frikë se e kishte lënë në një taksi rrugës për në Fushë Kosovë, shkruan Reporteri.

Pas hetimeve, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin.

Në kuadër të hetimeve të policisë ka qenë edhe kontrolli i banesës së të dyshuarit, ku është zbuluar dhe konfiskuar një shumë parash (rreth 27.000 euro).

I dyshuari A.R., 25 vjeçar, me vendim të prokurorit pas kryerjes së procedurave të nevojshme policore është burgosur dhe palës së dëmtuar i janë kompensuar paratë.

Lajme të ngjashme