I eliminuari nga gara për kryetar të VV në Mitrovicë: Nuk i di arsyet - NACIONALE

I eliminuari nga gara për kryetar të VV në Mitrovicë: Nuk i di arsyet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i VV-së në Mitrovicë, Ramdan Beshiri ka thënë se në mënyrë verbale e kanë larguar nga gara për kryetar të degës.

Beshiri në Kanal10, ka thënë se nuk i di arsyet se pse ka nodhur një gjë e tillë.

“Lajmin ma ka kumtuar në mënyrë verbale Kryetari i KZAQ-së, Alban Uka, i cili më tha se jam i deleguar që në mënyrë verbale t’ua kumtojë vendim dhe nuk kam asnjë detaj tjetër. Nuk ma dha asnjë arsye, duke thënë se ky është vendim i komisionit të përgjithshëm”, ka thënë Beshiri.

Vlen të theksohet se Nacionale, ka raportuar se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të ua mohojë aktivistëve të saj të drejtën për të kandiduar për kryetarë të qendrave nëpër komunat e Kosovës.

Lajme të ngjashme